Lifestyle

Rritet kërkesa për kultura organike

Të lashtat mund të konsiderohen organike vetëm nëse rriten në tokë që nuk është trajtuar me substanca sintetike për tre vjet. Gjatë asaj periudhe, fermerët mund të kultivojnë kultura, por ata nuk do të marrin çmimin shtesë që shoqëron kulturat organike
 

“I tregova babit tim se doja të bëhesha fermer organik, e ai qeshi me të madhe”, ka thënë Naylor, duke vënë në dukje se vetëm në vitin 2014 mund ta realizonte ëndrrën e tij dhe ta fillonte kalimin nga kulturat standarde në ato organike. Mirëpo gjatë dekadave ndodhi diçka e papritur – kërkesa për kultura organike filloi të rritej aq shpejt, saqë nisi ta tejkalonte ofertën e prodhuar në SHBA

(AP) - Në vitet 1970, kur George Naylor tha se dëshironte të kultivonte kultura organike, ideja nuk i shkoi edhe aq mirë.

Në atë kohë, kulturat organike ishin një gjë e çuditshme, destinuar për dyqanet e ushqimit të shëndetshëm ose ndoshta disa tregje fermerësh.