Lifestyle

Vegjetarianët kanë dy herë më shumë gjasa të kenë depresion sesa njerëzit që hanë mish

 

Hulumtimi i fundit ka treguar se njerëzit që nuk konsumojnë mish kanë dy herë më shumë gjasa të kenë episode depresioni sesa ata që konsumojnë, transmeton Healthline.

Vegjetarianizmi përkufizohet në mënyra të ndryshme, me disa njerëz që konsumojnë produkte qumështi dhe/ose vezë dhe të tjerë jo. Veganët, për shembull, nuk hanë fare produkte me origjinë shtazore, madje as mjaltë. Megjithatë, e përbashkëta për të gjithë është shmangia e mishit.