Lifestyle

Epokë e re në mjekësi, jepen sinjale pozitive për luftimin e Alzheimerit

 

Shkencëtarët kanë paralajmëruar fillimin e një epoke të re në trajtimin e sëmundjes Alzheimer pasi një provë klinike konfirmoi se një ilaç i ri ngadalëson harresën te pacientët në fazat e hershme të sëmundjes, shkruan The Guardian.

Rezultati vjen pas dekadash dështimi në këtë fushë. I ka shtyrë ekspertët të thonë se sëmundja e Alzheimerit, e cila prek miliona njerëz në mbarë botën, mund të shërohet.