Mosbalancimi i tiroides mund të çojë në shtim ekstrem të peshës. Ndoshta është simptoma e parë ose e hershme e kësaj gjendjeje. Prandaj, mirëmbajtja e peshës është e rëndësishme.
Kjo ndodh kryesisht për shkak të mungesës së prodhimit të hormonit tiroid. Përveç menaxhimit të stresit dhe përfshirjes së sasisë së mjaftueshme të aktiviteteve fizike në rutinën tuaj të përditshme, këtu janë 5 ushqime që duhet t’ia shtoni dietës suaj për ta përballuar me zgjuarsi këtë gjendje.
Jodi
Jodi është vërtetuar ta ketë një lidhje të fortë për të ndihmuar në humbjen e suksesshme të peshës. Shtoni në dietën tuaj ushqime që janë të pasura me jod, si kripa e jodizuar, ushqimet e detit, produktet e qumështit dhe vezët.
Ushqime të pasura me fibra
E vetmja gjë shumë e rëndësishme që duhet pasur parasysh, veçanërisht kur përpiqeni të humbni peshë, është të siguroni tretje të mirë. Shtimi i ushqimeve të pasura me fibra e ndihmon tretjen dhe në një farë mënyre menaxhimin e shtimit të peshës. Ushqimet e mbushura me fibra gjithashtu e reduktojnë konsumin e përditshëm të kalorive dhe e përshpejtojnë largimin e ndotësve të dëmshëm.
Vitamina D
Shtoni ushqime që janë të pasura me vitaminë D, si vezët, peshku yndyror, mishi i organeve dhe kërpudhat, ose nëpërmjet ekspozimit ndaj rrezeve të diellit.
Bakri
Shtoni më shumë ushqime të mbushura me bakër në dietën tuaj, për të humbur peshë kur vuani nga tiroidja. Ju mund të shtoni ushqime të tilla si - bajamet, farat e susamit dhe bishtajoret, që janë burime të shkëlqyera të kësaj substance.
Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 vijnë të mbushura me përfitime që mund të ndihmojnë në pakësimin e inflamacionit të gjëndrës tiroide. Për konsumim të sasisë më të lartë të saj, në dietë mund të shtoni ushqime të tilla si arra, fara liri dhe fara chia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.