Lifestyle

Njihuni me katër arsyet pse duhet zgjuar herët

 

Qetësia vjen në dy nivele: ajo fizike kur ju zgjoheni me diellin dhe nuk ju shqetëson askush; dhe ajo mendore, paqe dhe qartësi. Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë, sidomos në rastet kur rehatia që të ofron krevati dhe jastëku nuk kanë të krahasuar me botën përjashta. Sa herë që përpiqesh të zgjohesh, një zë brenda vetes të thotë “rri edhe pak.”

Ndonjëherë këtë zë arrijmë ta mposhtim dhe herë të tjera i dorëzohemi. E vërteta është që zgjimi herët në mëngjes kërkon disiplinë dhe vetë kontroll. Zgjimi në mëngjes të jep shumë kohë dhe të ofron ndjesinë e arritjeve të suksesshme që të presin në 12 orët e ardhshme.