Gjatë pandemisë, rreth 25.9% e prindërve gënjyen për rezultatet e testit për COVID-19 të fëmijëve të tyre për të parandaluar që fëmijët e tyre të humbin shkollën dhe aktivitete të tjera, ka zbuluar një studim i ri.
Sondazhi, i titulluar "Mosrespektimi i rekomandimeve të politikave shëndetësore nga prindërit për parandalimin e transmetimit të COVID-19 midis fëmijëve", u publikua në Jama Network Open.
Nga 580 prindërit amerikanë që iu përgjigjën një sondazhi në internet në dhjetor 2021, më shumë se një e katërta raportuan "keqinterpretim dhe/ose mospërputhje" në të paktën një nga shtatë sjelljet, shkroi FoxNews.
Një nga sjelljet më të zakonshme (24% e prindërve) ishte dështimi për t'i thënë dikujt që kishte qenë pranë fëmijës së tyre se ata e dinin ose dyshonin se fëmija i tyre kishte COVID.
21% e prindërve thanë se e lejuan fëmijën e tyre të "thyenin rregullat e karantinës", zbuloi studimi.
Prindërit thanë se donin që fëmijët të ndiheshin normal dhe se nuk donin të mungonin në punë ose të humbnin përgjegjësitë e tjera që kishin në përditshmëri.
© KOHA.