Adrian dhe Marte janë dy shokë nga Meksika që me sukses kanë arritur të krijojnë lëkurë vegane që quhet “Desserto”.
Këtë po e bëjnë që nga viti 2019. Ata kanë bërë krijime nga kaktusi “Nopal” dhe duket identike me lëkurën që deri tash është bërë nga kafshët. Këtë mënyrë për të arritur tek lëkura vegane po e bëjnë për të mos i lënduar kafshët e as ambientin gjatë procesit të krijimit të produktit.
Gjethet korren nga bimët kaktus origjinale, pastaj lahen, iu hiqen gjembat dhe lihen në diell për t’u terur për tri ditë para se të fillojë procesi i mëtutjeshëm për ta bluar e për ta shndërruar në pudër. Në fund kjo pudër përzihet me një formulë të patentuar për ta krijuar lëkurën origjinale.
Sipas faqes së Instagramit “insidehisotry” ky proces i krijimit të lëkurës po kursen një miliard kafshë nga vrasja e abuzimi.