Lifestyle

Arsyet pse keni më shumë të ftohtë me kalimin e moshës

 

Në moshë të re, një xhakete e lehtë në fund të dimrit, mjaftonte për të të mbajtur ngrohtë dhe komod. Por me kalimin e moshës kjo gjë mund të ndryshojë, dhe ju mund ta gjeni veten duke e rritur nxehtësinë në shtëpinë tuaj dhe duke u veshur me pulovra shtesë për të qëndruar ngrohtë.

Me kalimin e moshës temperatura e trupit tuaj bëhet më e ftohtë. Kështu që ndjeshmëria ndaj të ftohtit, shpesh është vetëm një fazë normale e procesit të plakjes. Por ndonjëherë mund të sinjalizojë edhe një problem më serioz shëndetësor.