Lifestyle

Gjenet përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve

Kur një femër pret të bëhet nënë, jo me një, por me dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje. Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri në një farë mase përgjegjëse nëse një mami shtatzënë që do të lindë…me një gur dy zogj.

Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë “si dy pika uji”, por si çdo vëlla e motër.