Lifestyle

Dhimbjet në pjesët e trupit varen nga këto emocione negative

Derisa kalojmë në situata të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh.

Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar. Kjo shpjegon pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit kur qëndrojmë ulur ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin dhe sjelljen tonë.