Lifestyle

Jeta në afërsi të trafikut të dendur shkakton dementinë

Në studimin shkencor të Institutit kanadez për hulumtime klinike të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, është konkluduar se njerëzit që kanë jetuar në zonën 50 metra nga rruga me trafik të rëndë kishin 7% më shumë të ngjarë të zhvillonin dementinë në krahasim me ata që kanë jetuar në një distancë më të madhe se 300 metra larg nga rrugët e ngarkuara, transmeton koha.net.

Çështja është se substancat që e ndotin ajrin futen në gjak dhe shkaktojnë inflamacione të lidhura me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje si diabeti. Përveç kësaj, këto grimca mund të arrijnë edhe në gjak dhe në tru dhe të shkaktojnë probleme neurologjike.