Lifestyle

Çfarë duhet bërë ditën për të fjetur më mirë natën

Kthejeni borxhin. - Mungesa e gjumit me kalimin e kohës mund t’ju kushtojë. Këtë ndryshim midis gjumit të nevojshëm dhe të realizuar mund ta zvogëloni dhe ta kompensoni me rënien e mëhershme në gjumë. Provoni çdo natë të shkoni më herët në gjumë dhe sigurisht do ta ndjeni ndryshimin.

Ushtroni gjatë ditës, për të fjetur gjatë natës. - Ushtrimi i rregullt mund t’ju ndihmojë të flini më mirë. Për rezultatet më të mira, ushtroni para darke, mundësisht në ajër të pastër. Gjithsesi shmangni trajnimet intensive para se të shkoni në gjumë. Në mbrëmje ushtroni joga ose bëni ushtrime të zgjatjes. Nëse keni problem shëndetësor ose më shumë se 50 vjet, bisedoni me mjekun tuaj për ushtrimet adekuate.