Lokalet 2021

Lushtaku: Kurti e Vetëvendosje po mundohen ta thyejnë PDK-në në Drenicë, nuk do ia dalin

 

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovë në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje po punojnë për ta thyer PDK-në në Drenicë por sërish do të dalin humbës, në një tubim që kjo parti e mbajti në këtë qytet.

"T'ja çojmë një mesazh atyre burrave që sot nuk janë këtu, nuk po duam t'i keqpërdorim ata, por me të vërtetë kënaqësia më e madhe është, kur qytetarët e tu, bërthama e partisë, zemra e partisë është në Drenicë. Dhe ku po tentohet nga Albin Kurti dhe VV-ja që është i gatshëm me i humbë edhe 4-5 komuna të tjera veç me thy PDK-në në Drenicë. E na po i çojmë selam prej Drenicës këtu, që Albin Kurti dhe VV-ja në Drenicë as nuk kanë mundësi me fitu dhe nuk kanë mundësi me thy PDK-në", tha Lushtaku.