Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ Kurti e Vetëvendosje shkelin masat në fushatën në Prizren

 

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Prizren u shoqërua me shkelje të shumta të masave. Mosrespektimi i distancës e maskat nuk u panë në takimin e Kurtit me qytetarë në Prizren, teksa ka premtuar ndihmën e ekzekutivit për qytetarët e kësaj komune.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë tjetër gjatë fushatës ka treguar papërgjegjshmëri ndaj masave anti-COVID, të vendosura nga vetë ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmjen e së mërkurës vizitoi qytetin e Prizrenit, ku gjatë gjithë shëtitjes së tij grumbulloi numër të madh të njerëzve, pa respektuar masat.