Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ AAK-ja premton 58 projekte infrastrukturore për Gjilanin

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Gjilanin dhe ka vazhduar me krijimin e videove për fushatën e tij digjitale. Kandidati i kësaj partie, Nazim Gagica, ka premtuar se këtë qytet do ta bëjë të këndshëm për të jetuar. Haradinaj ka dalë në mbështetje edhe të kandidatit për Obiliqin, Xhelal Krasniqi, dhe ka premtuar rritje dhe zhvillim të vendit.

Si formë për fushatë digjitale, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur vizitën nëpër qytete.

E kjo është forma se si kjo parti ka vendosur të vazhdojë fushatën elektorale.