Lokalet 2021

PDK-ja në Gjilan akuzon Policinë për “politizim”

 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka akuzuar Policinë e Kosovës se është “politizuar” në lidhje me mbajtjen e fushatës zgjedhore.

Sipas PDK-së, Policia nuk lejoi një tubim të kësaj partie brenda një objekti shkollor dhe i kërkoi që aktivitetin e tyre ta mbajnë në oborr dhe sipas tyre, e njëjta gjë nuk vlen për dy subjektet e tjera politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.