Lokalet 2021

Drenori proteston para Ambasadës Amerikane dhe KQZ-së, paralajmëron padi për Lladrovcin

FOTO: KP
 

Kosova Press - Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka protestuar sot para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shprehur pakënaqësitë që, siç tha ai, po u bëhen në garën zgjedhore nga kandidati aktual Ramiz Lladrovci.

Drenori i cili ishte shoqëruar nga kandidatët për asamblistë, paralajmëroi edhe padi për shkak të uzurpimit të billbordëve që sipas tij, ka bërë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.