Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ AAK-ja premton mbështetje për ndërmarrësit në Podujevë e ndriçim në Gjakovë

 

Mbështetje për ndërmarrësit në Podujevë ka premtuar Besnik Tahiri, kandidati i AAK-së për këtë komunë. E Ardian Gjini, kandidat për Gjakovën, është zotuar për ndërtim të kanalizimit e ndriçimit. Premtime për hapësira të gjelbra janë dhënë ndërkaq nga kandidatët në Rahovec e Klinë.

Me premtime AAK-ja e ka vazhduar edhe ditën e 15-të të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati i AAK-së për Podujevën, Besnik Tahiri, teksa i është referuar programit të tij, është zotuar se do t’u dalë krah të gjithë ndërmarrësve në këtë komunë.