Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore / Prezantohet programi për Ferizajn, zhvillimi ekonomik e mirëqenia - prioritete

 

Disa nga kandidatët e LDK-së gjatë të mërkurës kanë shpalosur programet e tyre qeverisëse për qytetet që po synojnë t’i udhëheqin. Në Ferizaj ndër prioritetet u radhitën zhvillimi ekonomik, arsimi e mirëqenia e qytetarëve. Në Vushtrri, Tahiri ka shpalosur disa projekte realizimi i të cilave ka thënë se duhet të bëhet brenda dy mandateve

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, të mërkurën ka shpalosur programin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm.

Programi që në fokus ka zhvillimin ekonomik të qytetit, mirëqenien e qytetarit, fuqizimin e grave dhe arsimimin e mirëfilltë, sipas Halimit, është programi i duhur për Ferizajn, sepse është hartuar në bashkëpunim me qytetarët.