Lokalet 2021

Kronika zgjedhore / Daut Haradinaj thotë se për Prishtinën është sa krejt liderët e tjerë bashkë

 

Kandidati për Prishtinën, Daut Haradinaj, ka premtuar se do të punojë vetëm në të mirë të vendit. Madje, ai ka thënë se për kryeqytetin është në nivelin e liderëve që kanë drejtuar apo drejtojnë shtetin. E kandidati për Prizrenin, Lulzim, Kabashi ka premtuar përmirësim të resurseve natyrore për rritjen e turizmit

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, e ka krahasuar veten me liderët e institucioneve e me ish-presidentët e vendit. Ka thënë se për Prishtinën është sa të gjithë liderët e tjerë bashkë.

“Për Prishtinën jam edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli, edhe Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti”, ka thënë ai.