Lokalet 2021

Çakmaku e Isufi zotohen për mirëqenie sociale e reforma të thella në Prishtinë

 

Kandidati i Partisë “Fjala” për kryetar të Prishtinës, Avni Çakmaku, ka thënë se baza e programit të tij për kryeqytetin është shteti i mirëqenies sociale.

Çakmaku ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se kjo nënkupton një vend të punës, vendbanim, sigurim shëndetësor adekuat dhe sigurim pensional.