Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ VV-ja mbyll fushatën me premtime për mbështetje nga Qeveria

Ndërkohë që Kurti ishte edhe krah Arben Vitisë, kandidat për kryetar të Prishtinës, në orët e fundit të fushatës zgjedhore, Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, përmbylli fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit në Komunën e Rahovecit, ku kandidat është Visar Korenica
 

Me premtime që Qeveria e Kosovës do të jetë krah qytetarëve të komunave, e ka përmbyllur fushatën elektorale Lëvizja Vetëvendosje. Derisa kryeministri Albin Kurti ishte krah kandidatit për kryetar të Gjilanit e të Prishtinës, kryekuvendari Glauk Konjufca ka qëndruar në Rahovec

As moti me shi nuk i ndaloi qytetarët e Gjilanit që të merrnin pjesë në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aty ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ofroi edhe mbështetjen e Qeverise dhe bëri thirrje që të gjithë të dalin të votojnë të dielën. “Le të shkojë e vjetra, e përdoruara, le të vijë e reja, ajo që e duan qytetarët” ka thënë Kurti.