Lokalet 2021

Shasha: Rezultatet e Ismailit në Prishtinë e bëjnë atë favorit për udhëheqje të PDK-së

 

Demush Shasha i Institutit EPIK ka thënë se mesazhi kryesor është që fitues janë Arben Vitia dhe Uran Ismaili.

Sipas tij, kjo pasi Vitia është një hap larg i të qenit kryetar i Prishtinës. Ndërkaq sipas tij, Uran Ismaili është pasi ky është rezultati më i mirë i PDK-së në Prishtinë që prej kandidimit të Fatmir Limës në vitin 2007.