Metro

Në Prishtinë afro 1.500 të papunë të regjistruar për një vit

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Numri i atyre që kërkojnë çdo ditë punë nuk është i vogël. Bile, prej tyre ka edhe që kanë përfunduar studimet postdiplomike-master, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësi i Zyrës së punësimit, Zylkifli Obërtinca, ka thënë se gjatë vitit 2018 për Komunën e Prishtinës janë regjistruar 1.477 punëkërkues. Shumica prej tyre të gjinisë femërore.