Metro

Mustafa do të rrënojë shtëpinë për ndërtim të lartë, Ahmeti thotë se do t’i lëshohet leja

 

Kryetari i LDK-së, njëherësh ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, së shpejti pritet ta braktisë shtëpinë e tij aktuale.

Mustafa, bashkë me vëllanë e tij dhe katër fqinjë të tjerë, në fund të dhjetorit, kërkuan nga Komuna e Prishtinës kushtet urbanistike për ndërtim të lartë të një objekti kolektiv, prej 13 katesh, raporton emisioni 038 i KTV-së.