Metro

Vetëvendosje ndez fenerë e qirinj te Kurrizi, mospërfundimi i shëtitores rrezik për banorët

 

Lëvizja Vetëvendosje thotë se mospërfundimi i projektit të shëtitores së Kurrizit në lagjen Dardania paraqet rrezik për banorët, e me këtë rast ka ndezur disa fenerë e qirinj.

“Vazhdon të mbetet i papërfunduar projekti i shëtitores së Kurrizit në lagjen Dardania. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar veçanërisht për mungesë të ndriçimit, që e vështirëson jetesën e banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë lagje. Për banorët janë shqetësuese kabllot e rrymës që kanë mbetur të zbuluara dhe që paraqesin rrezik për banorët, e veçanërisht për fëmijët e lagjes”, thotë Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.