Ministria e Shëndetësisë do studimin e fizibilitetit për spitalin e Prishtinës Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Ministria e Shëndetësisë do studimin e fizibilitetit për spitalin e Prishtinës

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 05 April 2019 09:20

Dy vjet pasi qe marrë vendimi për ndërtimin e spitalit të Prishtinës, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se do të nisë studimin e fizibiltetit, përmes të cilit do të saktësohen detaje në lidhje me këtë spital, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sapo e bëmë hapin e parë drejt ndërtimit të spitalit të Prishtinës. Një kërkesë dhe nevojë e kamotshme e qytetarëve të Prishtinës tani po realizohet me hapa konkretë dhe buxhet të ndarë. Prioriteti ynë për shëndetësinë më afër qytetarit, po ec përpara”, ka thënë të enjten, ministri Ismaili.

Ai ka thënë se tashmë, së bashku me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, e kanë nënshkruar memorandumin për spitalin e Prishtinës, i cili do të ketë kapacitete moderne.

Sipas tij, ky spital do të ofrojë efikasitet më të lartë, e po ashtu edhe shërbime moderne shëndetësore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme