Metro

Shqyrtohet projekt-propozimi i Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik

Komiteti për Partneritet Publik Privat ka mbajtur takimin e rregullt, ku është diskutuar Raporti tremujor i rregullt financiar i ANP “Adem Jashari”, projekt-propozimi i parkingut nëntokësor te Fakulteti Filozofik, i paraqitur nga Komuna e Prishtinës si dhe propozimi i produktit të ri të incentivave për ANP “Adem Jashari”.

Komiteti i PPP-së gjatë takimit shqyrtoi projektin e Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor dhe në bazë të kërkesës nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kërkoi nga Komuna e Prishtinës trajtimin e kësaj kërkese.