Metro

Kompanisë “Pastrimi” i bllokohet xhirollogaria për shkak të borxheve

Foto: Ilustrim/Koha
 

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, njofton opinionin publik se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, dhe po ashtu gjendet para një kolapsi financiar për arsye të borxhit që ka ndaj kësaj kompanie.

“Pastrimi” njofton se vlera e borxhit është 1,394,449.65 euro borxh i trashëguar ndër vite që nga koha e pasluftës, ndërsa tarifa e kamatës ligjore është 732,601.82 euro e llogaritur padrejtësisht duke mos u bazuar ne aktgjykimin e Gjykatës qe e rëndon edhe më shumë gjendjen financiare të kompanisë duke arritur gjithsej borxhi 2,157,419.1 euro e që është e papërballueshme për kompaninë.