Metro

KRU “Prishtina” thotë se uji i pijshëm është 100% i sigurt

KRU “Prishtina” thotë se uji i pijshëm është 100% i sigurt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se uji i cili u ofrohet qytetarëve është i 100% i sigurt.

Sipas njoftimit, qëllimi kryesor i Departamentit të Cilësisë së Ujit të pijshëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a. është organizimi dhe funksionimi i tij si departament për kontrollin e kualitetit të ujit, bazuar në Standardet cilësore aplikative dhe ato Evropiane mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.