Metro

Shiu ka rritur nivelin e liqeneve, KRU “Prishtina” premton furnizim stabil me ujë

Shiu ka rritur nivelin e liqeneve, KRU “Prishtina” premton furnizim stabil me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate për medie ka njoftuar se pas reshjeve të shiut në Kosovë ditëve të fundit, ka pasur ngritje të nivelit të ujit në liqenin e Bakllavës dhe atë të Badovcit.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton konsumatorët, pas reshjeve të dendura të shiut në Kosovë, niveli i ujit në liqenin akumulues sipërfaqësorë të Batllavës ka pasur ngritje prej 1 metër dhe tash më e kemi - 4.06 metra nën kuotën maksimale, derisa në liqenin e Badovcit ngritje ka pas lehtësisht prej vetëm disa centimetrave dhe sot është - 5 metra nën kuotën maksimale”, thuhet në komunikatë.