Metro

Rregullore për parkingjet, “Prishtina parking” ende e pafunksionalizuar

Rregullore për parkingjet, “Prishtina parking” ende e pafunksionalizuar
 

Një projekt-rregullore të re për organizimin e parkingjeve të Prishtinës e ka hartuar rishtazi Komuna e Prishtinës, përmes së cilës synon të rregullojë njërin ndër problemet më të mëdha në kryeqytet.

Kështu, Komuna ka hartuar rregullore për vendparkingjet ndërkohë që ende nuk është funksionalizuar as Ndërmarrja “Prishtina parking”, themelimin e së cilës e kishte miratuar Kuvendi Komunal në fillim të vitit 2016, me të vetmin funksion, gjetjen e zgjidhjes së problemeve me parkingjet në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.