Metro

Fushë Kosova, zona industriale dhe Kalabria sot pa ujë

Fushë Kosova, zona industriale dhe Kalabria sot pa ujë

Kompania Rajonale Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se sot në Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zona Industriale nuk do të ketë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.

Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 07:00 deri në ora 21:00, pasi në këtë kohë do të ndodhin punime teknike në realizimin e kyçjes - degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës.