Metro

Universiteti i Prishtinës kundër parkingut nëntokësor në oborrin e tij

Sipërfaqja prej 14.000 metrash katrorë, përballë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilën Komuna e Prishtinës e ka planifikuar që ta kthejë në parking nëntokësor, nuk do të mund të shfrytëzohet për këtë qëllim pa marrëveshje paraprake midis Universitetit dhe Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu ka vendosur të mërkurën Komiteti Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat, i cili përbëhet nga ministri i Financave - Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë - Hykmete Bajrami, ministri i Mjedisit - Ferat Shala, ministri për Zhvillim Ekonomik - Blerand Stavileci, si dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal - Bajram Gecaj.