Metro

Mungesa e gjelbërimit në Prishtinë shqetësuese për qytetarët

 

Mbingarkesa e kryeqytetit me ndërtesa shumëkatëshe e me hapësira tejet të vogla, e ndonjëherë inekzistente mes tyre, ka bërë që Prishtina të shndërrohet në qytetin e pluhurit dhe betonit. Arkitektët e edhe qytetarët ankohen dhe fajësojnë komunën por vazhdojnë të blejnë objekte, ndërsa në Komunë nuk japin përgjigje.

Në lagjet e vjetra si Ulpiana dhe Dardania, ndodhen edhe parqet, porse e njëjta nuk po ndodh në lagjen Mati 1, ku ndonëse ndërtimet nuk kanë të ndalur, nuk po përfillen kriteret për gjelbërimin, e të cilat janë të përcaktuara sipas ligjit varësisht nga zona se ku ndodhet objekti. Vetëm në lagjen e Matit, koeficienti i gjelbërimit sillet prej 0.1 deri në 0.4 për qind.