Metro

Bie dukshëm niveli i liqeneve akumuluese, Abdullahu apelon për kursim të ujit

Bie dukshëm niveli i liqeneve akumuluese, Abdullahu apelon për kursim të ujit

Kryeshefi Ekzekutiv i “KRU Prishtina”, Ilir Abdullahu, gjatë një interviste për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se si pasojë e temperaturave të larta është rritur kërkesa për ujë dhe në këtë mënyrë ka rënë edhe niveli në liqenet akumuluese.

Sipas tij, në liqenin akumulues në Badovc, niveli i ujit ka rënë për 6 metra, ndërsa në atë të Batllavës 5.5 metra.