Lëshohet për qarkullim ura që lidh “Lakrishten” me “Arbërinë”

Lëshohet për qarkullim ura që lidh “Lakrishten” me “Arbërinë”

29 August 2019 16:51

Është lëshuar për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishta” në Prishtinë e që e lidh këtë lagje me “Arbërinë”.

Komuna e Prishtinës ka thënë se përmes qarkullimit nëpër këtë urë do të rregullohet rrjedha e trafikut në këtë pjesë shumë të frekuentuar të kryeqytetit.

Lexo edhe: Dy varre serbe po i bllokojnë punimet në rrugën që lidh Lakrishten dhe Arbërinë në Prishtinë

“Prej sot është lëshuar në qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës. Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjesë shumë të frekuentuar të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme