Banorët e “Përroit të Njelmët” në Prishtinë po rrezikohen nga kabllot e një shtylle elektrike

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 29 August 2019 20:21

Ngjan me një luhatëse për zbavitjen e fëmijëve, por, përkundrazi, paraqet rrezik për ta.

Ka vetëm pak muaj që kjo shtyllë elektrike është vendosur në lagjen “Përroi i Njelmët” të Prishtinës, por kabllot e rrymës kanë arritur pranë tokës, raporton KTV.

Banorët e rrugës “Okarina” të kësaj lagjeje, ankohen se shtylla që është afër rrëzimit, po i rrezikon sidomos fëmijët.

Thaçi thotë se ka frikë se dikush mund të pësojë nëse kjo shtyllë nuk rregullohet.

Qytetarët e kësaj pjese thonë se vazhdimisht kanë njoftuar KEDS-in për gjendjen e shtyllës, por janë injoruar.

Në KEDS mohojnë të kenë qenë në dijeni për problemin, derisa thonë se me të kuptuar këtë, kanë dërguar ekipet në terren.

Në gjendje të mirë nuk janë as disa shtylla të tjera elektrike në këtë lagje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme