Bota e egër e Gërmisë shfaqet në 60 fotografi Foto: Koha

Bota e egër e Gërmisë shfaqet në 60 fotografi

Berat Bajrami Berat Bajrami 01 September 2019 17:51

Puna shtatëmujore e fotografit Albert Krasniqi dhe anëtarëve të tjerë të “Germia Park Wildlife” për tre ditë është sjellë para qytetarëve në parkun e Gërmisë përmes një ekspozite me fotografi.

Lëvizjet e 60 zogjve u ngrinë në objektivin e fotografit Krasniqi. Krejt si një dëshirë për të ditur se sa zogj janë në parkun e Gërmisë, transmeton Koha.net.

Krasniqi tregon vështirësitë që ka pasur gjatë këtij rrugëtimi.

Me ekspozitën “Shpendët e Parkut Germia 2019”, Krasniqi thotë të jetë ndarë shumë i kënaqur, sidomos për interesimin që njerëzit kanë pasur mbi zogjtë.

Kurse anëtari tjetër i Germia Park Wildlife, Rifat Përçuku thotë se më shumti e gëzon fakti që te fëmijët kjo ekspozitë ka pasur ndikim shumë të madh, derisa shpreson se një ditë ndonjëri prej tyre të bëhet shkencëtar i madh.

Krasniqi flet edhe për shpendët që më shumti i kanë lënë mbresa gjatë këtij rrugëtimi disamujor, megjithëqë ka dashuri për të gjithë zogjtë.

Kjo storie është realizuar përmes “mobile journalism”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme