Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me pajisje audio-inçizuese

Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me pajisje audio-inçizuese

03 September 2019 13:24

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion (SAEK II), i ka dhuruar audio pajisje për inçizim, Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë në një ceremoni rasti që u mbajt sot.

Znj. Valbona Bogujevci, asistent përfaqësuese e përhershme dhe koordinatore e Programit, me këtë rast theksoi: “Është mjaft inkurajuese të shohim edhe themelimin e Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës, si pjesë e përpjekjeve të gjithëmbarshme për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Ne mbesim me shpresë që pajisjet për inçizime që po dhurojmë sot do të ndihmojnë transparencën e seancave gjyqësore, do të përmirësojnë efikasitetin në punë si dhe do të mundësojnë akoma më shumë qasjen në drejtësi”.

Z. Arben Hoti, nën-kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës tha se audio pajisjet për inçizim janë domosdoshmëri për efikasitetin e seancave gjyqësorë. Z. Hoti vazhdoin duke thënë se sundimi i ligjit është prioritet sidomos meqë jemi në proces të integrimeve. Misioni jonë, z. Hoti tha, nuk mund të arrihet pa mbështetjen e UNDP-së dhe të donatorëve, dhe prandaj jemi shumë mirënjohës dhe do të dëshironim të vazhdonim bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Ky donacion është pjesë e aktiviteteve për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë për përmirësimin e transparencës së seancave gjyqësore, qasjes në drejtësi dhe efikasitetit të sistemit në përgjithësi duke mundësuar reduktimin e dukshëm të kohëzgjatjes së gjykimeve.

Zyra e UNDP-së në Kosovë do të vazhdojë partneritetin me Gjykatën Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamentin Special, në përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur Objektivin e Qëndrueshëm të Zhvillimit, SDG 16, për Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Fuqishme.

Donacioni është bërë i mundur fal mbështetjes financiare të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme