Më në fund nis ndërtimi i kanalizimit në lagjen “Kalabria” të Prishtinës

Më në fund nis ndërtimi i kanalizimit në lagjen “Kalabria” të Prishtinës

04 September 2019 09:17

Kanë filluar dje punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen Kalabri në Prishtinë.

Për të shikuar fillimin e punimeve në rrugën " Sylejman Vuçitërrna", në lagjen 'Kalabria,' ka dalë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ndërtimi i këtij rrjeti përfundimisht zgjidh çështjen e ujërave të zeza, që ka qenë shqetësuese për banorët e kësaj pjese të Prishtinës.

Ka dy vjet që një ndërtues në këtë rrugë u ka shkaktuar dëme të mëdha këtyre banorëve, duke bërë që gypi i kanalizimit të bie nën nivel dhe banorët qenë të detyruar që për bllokim të kanalizimit të lajmërojnë kompaninë e ujësjellësit rajonal , "Prishtina", e cila çdo herë iu përgjigj pozituvisht banorëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme