Mbyllet gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit sistemohen në dy objekte të tjera

Mbyllet gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit sistemohen në dy objekte të tjera

05 September 2019 09:15

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka vendosur që Gjimnazi “Ahmet Gashi” të mbyllet dhe nxënësit e kësaj shkolle do të vendosen në dy shkolla tjera.

Në rrethojat e oborrit të kësaj shkolle, mbrëmë janë vendosur shiritat, ku ndalohet hyrja e nxënësve në objektin e kësaj shkolle.

KosovaPress mëson se nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosen në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Mësimi në këtë shkollë është ndërprerë, pasi është vlerësuar se objekti i kësaj shkolle nuk i plotëson kushtet dhe standardet e kërkuara për vijimin e mësimit

Komentet

Privatizim10/09/2019 14:12

E ditur është që nga tani,se pas rënimit që do (dëshirojnë)ta bëjnë ,disa persona të dyshimtë kanë paraqitur tapija të tyre kinse toka është e tyre.

Shto koment

Të ngjashme