Ahmeti thotë se “Ahmet Gashi” ose rinovohet ose rindërtohet Foto: Koha

Ahmeti thotë se “Ahmet Gashi” ose rinovohet ose rindërtohet

05 September 2019 12:28

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka folur për çështjen e rrënimit të gjimnazit “Ahmeti Gashi’.

Duke theksuar se gjendja brenda gjimnazit është tejet e rrezikshme, ka sqaruar se aty do të ketë ose renovim ose rindërtim të shkollës së re.

“Sot jam takuar me përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e Gjimnazit “Ahmet Gashi”, për të përsëritur atë që e kemi thënë që tre muaj tani. Shkolla vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore. Kemi dërguar ekspertët për të përgatitur projektin e renovimit të shkollës, por në raport na është thënë që Shkolla paraqet rrezik për nxënësit për shkak të dëmtimit në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës. Ne kemi vendos që përkohësisht me i zhvendos nxënësit, sepse me jetë nuk bëjmë kompromise. Bashkë me Këshillin Drejtues të Shkollës jemi dakorduar edhe për një vlerësim profesional, për të na dhënë mendim të dytë për gjendjen e shkollës. Në bazë të raporteve, vendosim se a po e renovojmë, apo nevojitet rindërtim. Në secilin rast lëvizja e nxënësve është e përkohshme për shkak të sigurisë së tyre”, ka shkruar Ahmeti.

LEXO EDHE: Komuna e Prishtinës thotë se objekti i gjimnazit “Ahmeti Gashi” është i papërshtatshëm, aty do të ngrihet shkollë e re

“Po e shoh që një subjekt politik po tenton me politizu rastin duke shpërndarë propagandë të rrejshme, por duhet ta dijnë që me jetë të fëmijëve nuk ka politikë dhe nuk ka kompromis”, ka shkruar Ahmeti, duke aluduar tek Lëvizja Vetëvendosje.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme