Kompania ndërtimore bllokon rrugën “Ali Pashë Tepelena”

Kompania ndërtimore bllokon rrugën “Ali Pashë Tepelena”

08 September 2019 21:40

Një kompani ndërtimore gjatë ditës së sotme ka bllokuar rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë.

Qytetarët kanë dërguar në Koha.net pamje nga bllokimi i kësaj rruge nga kjo kompani ndërtimi, derisa nuk dihet nëse ka pasur leje për këtë apo jo.

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se inspektorët e Komunës kanë shkuar në vendin e ngjarjes por punëtorët e kësaj kompania s’kanë arritur të prezantojnë dokumentacionin e duhur dhe nesër do të shkohet sërish te kompania përkatëse.

“Ekipet kujdestare përgjigjen në ankesat që vinë direkt nga qytetarët. Pra bëhet fjalë për ekipet që punojnë pas orarit të punës, dhe ato të fundjavave. Për rastin në fjalë nuk kemi pas ankesë, derisa na kontaktuat ju. Pas njoftimit nga ju, inspektorët kanë shkuar në vend të ngjarjes për ta verifikuar nëse pala ka pas leje ose jo. Meqë punëtorët nuk e kanë prezantuar dokumentacionin e duhur, mbetet që nesër inspektori të shkojë në kompaninë përkatëse për të vazhduar me procedurat tjera”, ka thënë Tahiri për Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme