Arrestohen 3 inspektorë të Komunës së Prishtinës

Arrestohen 3 inspektorë të Komunës së Prishtinës

Rajmonda Zhdrella - Sopjani Rajmonda Zhdrella - Sopjani 10 September 2019 11:35

Janë arrestuar 3 inspektorë të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton KTV.

Inspektorët u arrestuan pas rrëshqitjes së dheut pranë Pallatit të Drejtësisë nën dyshimin për neglizhencë në trajtim të kësaj çështjeje.

Drejtori i inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri për KTV-në ka thënë se për këtë çështje është informuar nga mediat.

“Nuk kemi njoftim zyrtar, mbase prokuroria mund te jep me shume detaje” ka deklaruar Tahiri.

Një ditë më parë policia arrestoi pronarin e objektit që është në ndërtim e sipër pranë pallatit të drejtësisë.

Kjo është hera e dytë që rrëshqet dheu në këtë pjesë. Në muajin korrik rrëshqitja e dheut kishte shkaktuar edhe telashe me furnizim me ujë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme