Shkollat e Prishtinës ende pa kifle e qumësht

Shkollat e Prishtinës ende pa kifle e qumësht

13 September 2019 09:50

Kiflet dhe qumështi, i cili u është dhënë nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat fillore të Komunës së Prishtinës, këtë vit ende nuk ka filluar të shpërndahet.

Zyrtarë komunalë të Drejtorisë për Arsim thonë se shkak i vonesës është mos përfundimi i punës nga Autoriteti Qendror i Prokurimit. E nxënësit dhe prindërit thonë se shumë më mirë ka qenë kur janë ushqyer në shkollë, sepse të ushqyerit jashtë shkollës rrezikon shëndetin e fëmijëve.

Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, i tha Radio Kosovës se konkursi për marrjen e tenderit për shujtën ditore për nxënës është hapur, por nuk ka konkurruar asnjë kompani, dhe tash e kemi rishpallur konkursin dhe po mundohemi të bëjmë një zgjidhje sa me të shpejtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme