Metro

Nesër mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019

Nesër mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019, është festival tradicional dhe organizohet tani e shtatëmbëdhjetë vjet me radhë. Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.

Festivali mbahet me 14 dhe 15 Shtator 2019 në Prishtinë. Fillimi i festivalit shënohet me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në ora 16:00 në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”. Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet në orën 18: 00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”.