Metro

Në Prishtinë nis “Java Evropiane e Mobilitetit”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon "Javën Evropiane të Mobilitetit".

Sipas njoftimit, Java e Mobilitetit zhvillohet çdo vit nga 16-22 Shtator. Kjo iniciativë evropiane inkurajon qytetet që të prezantojnë dhe të promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe t'i ftojnë njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.