Metro

Rrjeti i ujësjellësit cak i ndërhyrjeve të personave të paautorizuar në Prishtinë

Rrjeti i ujësjellësit cak i ndërhyrjeve të personave të paautorizuar në Prishtinë

Banorët e rrugës “Bajram Kelmendi” në Prishtinë po përballen me mungesë të ujit prej disa javësh.

Autoritetet e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, pas inspektimit në vendngjarje, kanë konstatuar se ndërprerja e ujit ka ndodhur si pasojë e ndërhyrjes së paautorizuar në valvulat e rrjetit, shkruan sot Koha Ditore.