Metro

Protestojnë sërish qytetarët e izoluar në “Bregun e Diellit”

Protestojnë sërish qytetarët e izoluar në “Bregun e Diellit”

Banorët e një kompleksi banesor në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, që kanë mbetur të izoluar pa asnjë rrugë për dalje nga kompleksi, kanë bllokuar rrugën kryesore në këtë lagje të mërkurën pasdite.

Ata kanë dalë në rrugë në shenjë revolte për mosgjetjen e një zgjidhjeje për ta, duke shkaktuar kolonë të gjatë edhe në “Rrugën B”.